Po bën xhiron e botës, futbollisti shqiptar puth gjyqtarin dhe këpucën e trajnerit pasi shënon (VIDEO)
Kemi parë shpesh herë në futboll festime nga më të çuditshmet, por me siguri një të ngjashëm si ky vështirë të keni parë. Futbollisti me origjinë shqiptare, Liridon Krasniqi, i cili aktivizohet në Malajzi, ka shënuar ndaj JDT në suksesin 3-1.
Sulmuesi shqiptar ka puthur arbitrin e takimit, në gëzim e sipër, por ai nuk është ndalur vetëm këtu. Futbollisti 26-vjeçar ka puthur edhe këpucën e trajnerit të tij, për të përmbushur një skenë që do bëhej shumë popullore në rrjetet sociale.
Krasniqi është një ndër futbollistët kryesor të Kedah, teksa ka shënuar 5 gola në 7 ndeshje, dhe ka dhënë 3 asiste për shokët e tij.
KOHA JONË SONDAZH

