FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Po bën xhiron e botës, në Iran ndodh rivënia anësore më spektakolare (VIDEO)

Nader Mohammedi, mbrojtës i krahut të majtë te skuadra e Paykan, së fundmi është bërë shumë i njohur në të gjithë botën me një veprim të pabesueshëm.

Në sfidën kundër Persepolis, ai ka bërë një rivënie anësore nga mesi i fushës me një veprim akrobatik, duke e dërguar në zonën kundërshtare. Një veprim teknik që i befasoi edhe shokët e skuadrës, të cilët nuk e shfrytëzuan si një asist perfekt.

Në fund Paykan humbi 1-0, por lajmi i ditës ishte padyshim Mohammedi, i cili në të ardhmen mund të na dhurojë ndonjë rivënie edhe më spektakolare. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?