Po bën xhiron e botës, portieri shënon autogolin e vitit në Itali (VIDEO)
Dueli i djeshëm në Serinë B mes Palermos dhe Ascolit ka sjellë një episod që nuk e shohim shpesh në një ndeshje futbollit. Protagonist absolut u bë portieri i Ascolit, Perucchini, në minutën e 26-të të ndeshjes.
Një nga mbrojtësit e Ascolit e ka kthyer topin te portieri të cilit fillimisht i ikën nga këmba, por gjithsesi e arrin sërish.
Në tentativë për të dribluar një kundërshtar që po i bënte presing, ai nuk e ka llogaritur hapësirën duke shënuar në portën e tij një autogol shumë qesharak, që do të mbahet mend gjatë. Video-ja po bën xhiron në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

