Po shkëlqen në Angli, Deulofeu: Me Guardiolën ishte e tmerrshme te Barcelona

Gerard Delofeu ishte heroi i Watfordit në përballjen ndaj Wolves, duke i siguruar skuadrës së tij finalen e FA Cup. I aktivizuar në pjesën e dytë, spanjolli arriti të shënonte 2 gola, duke përmbysur rezultatin. Në një intervistë për “Cadena Ser”, Delofeu veç të tjerave ka folur edhe për sfidën që e pret ndaj Manchester City-it në finale, si dhe eksperiencën me trajnerin Guardiola, gjatë kohës që ishte pjesë e Barcelonës.

“Jam i lumtur, do të na duhet të vuajmë, do të jetë finale e vështirë, por ata do të mbërrijnë të lodhur, sepse po luftojnë si në Champions, ashtu edhe Premier League.

Përballja me Guardiolën? Kur fola dikur për agresivitetin e tij, i referohesha intensitetin në stërvitje, e jeton ndryshe nga të tjerët. Ajo që përjetova me Guardiolën ishte e tmerrshme, por ishte për mua një trajner i veçantë. E pata pak, aq sa më shpjegoi ato katër gjëra. Do të ishte e mrekullueshme të kthehesha të luaja për të, por vështirë të ndodhë”, deklaroi Delofeu.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?