FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Po shkëlqen në Holandë, Barcelona shfaq interes për yllin e Dortmund

Pothuajse 10 vite pas nënshkrimit me Zlatan Ibrahimovic për 69 milionë euro, Barcelona ka kthyer vëmendjen nga një futbollist me cilësitë e sulmuesit të Los Angeles Galaxy.

Sipas “Mundo Deportivo”, katalanasit kanë gjetur pasuesin e Luis Suarez dhe si për ironi të fatit vjen pikërisht nga kombëtarja suedeze.

Bëhet fjalë për Aleksandër Isak, i cili po shkëlqen në radhët e Willem 2. Sulmuesi në pronësi të Borussia Dortmund ka realizuar 10 gola në nëntë ndeshje, duke tërhequr vëmendjen e disa prej skuadrave më të rëndësishme Europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Real Madrid, Bayern Munich dhe Juventus ishin skuadrat që kërkuan ta blinin nga AIK, por në fund 19 vjeçari zgjodhi verdhezinjtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?