FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Po shkëlqen në Premier League, Brazili fton bomberin e Evertonit

Sulmuesi i Evertonit, Richarlison është shpërblyer për startin e shkëlqyer që i ka bërë sezonit të ri në Premier League, duke marrë një ftesë nga Brazili. 21-vjeçari do të zëvendësojë Pedron e Fluminense’s, i cili do të mbetet jashtë për shkak të një dëmtimi në miqësoren me Amerikën dhe Salvadorin.

Richarlison ka shënuar tre gola në Premier League që kur ka nënshkruar me Evertonin nga Watford-i në një marrëveshje që kapi vlerën e milionë paundëve. Ai ka luajtur në 10 ndeshje me skuadrën e U-20.

Bomberi i talentuar e filloi sezonin me një dopietë ndaj Wolves dhe një gol ndaj Southampton, por u largua me karton të kuq ndaj Bournemouth në sfidën e kësaj fundjave. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?