FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Po shkëlqen te Milani, Pasqueta merr numrin 10 te Brazili

Lucas Paqueta ju bashkua Milanit vetëm në muajin janar, por ai ka arritur që të përshtatet shumë shpejt me futbollin italian, duke zënë vend në formacionin bazë të trajnerit Gatusso.

Brenda më pak se 3 muajsh me fanellën e kuqezinjve, Paqueta ka marrë edhe thirrjen nga Kombëtarja braziliane, e cila për më tepër i ka besuar edhe fanellën me numër 10, të cilën në histori e kanë veshur Pele, Zico, Ronaldinho dhe së fundi Neymar.

Ka qenë pikërisht mungesa e këtij të fundit, që ka lejuar brazilianët t’i japin fantazistit të Milanit fanellën me numër 10, në prag të dy ndeshjeve miqësore ndaj Panamasë dhe Republikës Çeke më 23 dhe 26 Mars.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam shumë i emocionuar sepse fanella me numër 10 bart histori të madhe. Jam i nderuar që më kanë vlerësuar. Milani më ka dhënë një suport të jashtëzakonshëm dhe jam këtu vetëm falë tyre”, tha Paqueta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?