FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Po stërvitem për fitoren e 10 radhazi të kampionatit”, mediat skoceze jehonë postimit të Metës për Celtic

Presidenti Meta me tifozët e Celtik (Foto arkiv)

“Presidenti i Shqipërisë stërvitet për fitoren e 10 radhazi të kampionatit skocez nga Celtic”, shkruan një nga gazetat më të rëndësishme skoceze “The Celtic Star” të fansave të Klubit të Futbollit Celtic FC.
Media prestigjoze, që ndiqet nga miliona lexues në mbarë botën, i ka kushtuar vëmendje të madhe postimit të veçantë të Presidentit Meta në Twitter mëngjesin e sotëm.

Ja çfarë shkruan “The Celtic Star”: Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka qenë një tifoz i madh i Celtic qysh kur Rudi Vata luajti për këtë klub.  Ai ka përvetësuar vlerat dhe identitetin e ekipit dhe shikon çdo ndeshje me fanatizëm. Meta gjithashtu poston plot pasion për të gjitha gjërat e Celtic, teksa drejton vendin dhe zgjidh punët aktuale! Sot, në Durrës, Presidenti Meta vrapoi buzë detit në një fanellë keltike duke bërë një gjest me duar – dhjetë, duke nënkuptuar edhe fitoren e 10 radhazi të kampionatit nga Celtic FC.

Postimi i plotë: “Sot në Durrës, duke u stërvitur për fitoren e 10-të radhazi të Kampionatit! Përqafime të zjarrta për të gjithë miqtë e mi Kelt dhe ju uroj të keni një të diel të shkëlqyeshme!  Jeni të mirëpritur të vizitoni Shqipërinë e bukur për pushimet verore! Unë ju premtoj se nuk do të zhgënjeheni”, – shkruan Meta në postimin e tij në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Video – President Of Albania Trains For Celtic 10 In A Row

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?