Pochettino flet për të ardhmen e Brojës, ja mesazhi i strategut të Bluve të Londrës

Chelsea po kërkon një sulmues me profil ndryshe nga Nicolas Jackson dhe Christopher Nkunku. Kështu u shpreh tekniku i “Bluve të Londrës”, Mauricio Pochettino në përfundim të turneut amerikan, duke veshur me dyshim qëndrimin e Armando Brojës në “Stamford Bridge”.

“Sot mendoj se jemi të kënaqur me paraqitjen dhe ata mund të plotësojnë njëri-tjetrin shumë mirë. Po, sigurisht, ndoshta mund të shtojmë ndonjë profil të ndryshëm që mund të na ndihmojnë, sigurisht që jemi të hapur. Jam shumë i lumtur me të dy dhe ne kemi lojtarë më të rinj si Mason sot dhe Armando Broja në Mbretërinë e Bashkuar që po rikuperohet nga dëmtimi i tij”, tha Pochettino.

Nkunku dhe Jackson kanë ndarë detyrat në sulm gjatë turneut të suksesshëm para-sezonal të klubit në SHBA, ku të dy gjetën rrugën e rrjetës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne duhet të analizojmë lëvizjet në javët e ardhshme derisa të mbyllet merkato e transferimeve. Ne do të marrim vendimin më të mirë për ekipin“, ishte deklarata e Pochettinos që shton dyshimet për të ardhmen e Brojës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?