Pogba del pozitiv me doping, rrezikon deri në 4 vjet pezullim
Paul Pogba vijon momentin e errët te Juventusi. Mesfushori francez rezultoi pozitiv për testosteron në një test dopingu që u mbajtëm 20 gushtin e kaluar pas ndeshjes Udinese-Juventus, në të cilën ai as nuk doli në fushë.
Mesfushori i Juventusit do të pezullohet si masë paraprake dhe ka 3 ditë kohë për të kërkuar një kundër analizë. Nëse testi pozitiv konfirmohet, Pogba do të gjykohet nga gjykata kombëtare anti-doping dhe rrezikon një skualifikim 2 deri 4 vjet.
Pas Udinezes, ku nuk doli në fushë, Pogba luajti 52 minuta me Bolognën dhe Empolin, përpara se të dilte për shkak të lëndimit në ndeshjen kundër toskanëve.
KOHA JONË SONDAZH

