Pogba i thotë “PO” Barcelonës vetëm nëse i plotësohen këto dy kushte
Paul Pogba është i palumtur me stilin e lojës së Manchester Unitedit dhe sipas mediave spanjolle, ai është i gatshëm që në janar t’i braktisë “Djajtë e kuq”.
Sipas Don Balon, Pogba mbetet ndër synimet kryesore të Barcelonës dhe vetë francezi është i hapur t’i bashkohet katalonasve por vetëm nëse plotësohen këto dy kushte.
Kushti i parë: Pogba dëshiron ta ketë pagën e njëjtë në Barçë si në Manchester United. Apo edhe më të lartë. Francezi ka pagë vjetore prej 13 milionë euro dhe nuk do të kalojë në “Camp Nou” nëse i ofrohet më pak se që fiton tani.
Kushti i dytë: 25-vjeçari dëshiron të jetë titullar në ekipin e Barçës, por kalimi i tij i mundshëm në katalonjë nënkupton se rrezikohet vendi i mesfushorëve tjerë, si për shembull i Ivan Rakiticit.
Sipas mediave spanjolle nëse kryhet kjo lëvizje, minimalisht do të largohet një mesfushor i Barcelonës.
KOHA JONË SONDAZH

