“Pogba nuk është i mirë as për të fshirë këpucët e lojtarëve më të mëdhenj të United”

Manchester United vijon të jetë në krizë nën drejtimin e Jose Mourinhos, teksa në fundjavë u mund edhe nga West Ham. Raportet e portugezit me futbollistët vijojnë që të jenë aspak të mira, teksa një ndër legjendat e Anglisë, Alan Shearer, ka kritikuar ashpër futbollistët.

“Djajtë e Kuq janë një zhgënjim. Është për të ardhur keq që futbollistët nuk luajnë për Mourinhon. Të shtunën ata e dinin që ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për trajnerin, por asnjë nuk luajti për të. Më vjen keq për lojtarët”.  Ish-sulmuesi i Newcastle më pas ka kritikuar ashpër edhe Paul Pogba, i cili ka marrëdhënie të tensionuara me portugezin.

“Është futbollisti më i paguar në historinë e klubit, por nuk është i mirë as për të fshirë këpucët e futbollistëve më të mëdhenj në historinë e United. Më vjen keq që një trajner i madh si Mourinho po dështon. Ishte një sukses që sezonin e kaluar e mbylli me dy trofe dhe arriti në vendin e dytë pas City-it në kampionat. Është zhgënjyese se si titullarët e një klubi si United luajnë kaq keq”, deklaroi Shearer. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?