FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pogba: Real Madrid një ëndërr, në veçanti Zidane

Nga grumbullimi i Francës, në vigjilje të sfidës ndaj Moldavisë, Paul Pogba, ka folur në konferencë për shtyp duke komentuar edhe zërat për të ardhmen e tij. Mesfushori francez ka lëshuar një mesazh për Real Madridin, ndërkohë që ka thumbuar edhe ish-trajnerin Jose Mourinho.

“Realit është një ëndërr për të gjithë fëmijët, për të gjithë futbollistët e futbollit, por në veçanti Zidane. Unë jam i lumtur në Manchester, me një trajner të ri. Në këtë moment, jam i lumtur. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, deklaroi Pogba.

Në këtë mënyrë francezi ka dhënë një mesazh të rëndësishëm edhe për Juventusin që ka shfaqur interes për të në muajit e fundit për ta rikthyer. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?