Polemika për penalltinë e padhënë ndaj Ronaldos, reagon Pirlo: Arbitri tha që ndeshja kishte mbaruar(VIDEO)

Juventusi u mposht nga Porto me rezultatin 2-1 mbrëmjen e djeshme dhe në Torino do tentojë të përmbysë rezultatin dhe të kualifikohet në çerekfinalet e Champions League. Te skuadra kanë rezerva për një penallti të padhënë në minutën e fundit shtesë, me Cristiano Ronaldon që përfundoi i shtrirë në tokë dhe protestoi.

Pas ndeshjes, për episodin e penalltisë foli edhe trajneri Andrea Pirlo. Italiani tregoi edhe bisedën që kishte pasur me arbitrin pas përfundimit të ndeshjes me Porton.

“Ishte penallti e pastër te ndërhyrja kundër Ronaldos. Unë e pyeta gjyqtarin, ai tha se loja kishte mbaruar dhe nuk kishte nevojë të shkonte dhe të shikonte përsëritjen. Mendoj se edhe pas ndeshjes duhet të kesh guxim për ta parë”, u shpreh Pirlo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?