FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Policia jep detajet: Trajneri Gjoka qëllua me grusht nga një person i panjohur!

Policia e Shkodrës ka dhënë njoftimin e parë zyrtar në lidhje me sulmin ndaj trajnerit të skuadrës së futbollit të Vllaznisë, Ernest Gjoka. Sipas policisë, rreth orës 17:00, salla operative ka marrë një njoftim se afër portës hyrëse të  një fushe sportive, një person i është afruar trajnerit të Vllaznisë. Ernest Gjoka ka qenë në shoqërimin e një personi tjetër të quajtur G. L. Ai është sulmuar nga autori i cili e ka sulmuar duke e goditur me grusht.

Trajneri i Shkodrës është shmangur duke kundërvepruar ndaj sulmuesit dhe në ato momente ka rënë në tokë.  Pas kësaj personi  është larguar me vrap, ku në ikje e sipër është vënë re në dorën e tij një mjet prerës, thikë. Policia raporton se po punohet për kapjen e autorit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?