Policia e Las Vegas reagon për akuzat ndaj Ronaldos: Ai nuk është i pandehur…

Cristiano Ronaldo është i akuzuar përdhunim nga Kathryn Mayorga se në vitin 2009 në Las Vegas. Por, për të qartësuar situatën ka folur zëdhënësi i Departamentit të Policisë së Las Vegas Metropolitan (LVMPD), i cili ka zhveshur nga akuzat pesë herë fituesin e trofeut “Topi i Artë”.

“Ronaldo nuk është i akuzuar për ndonjë krim!”, shprehej në deklaratën e policisë së Las Vegas-it. Lajmin e ardhur nga Amerika e riprodhuan ditën e sotme dhe mediat më prestigjioze italiane, “La Gazzetta dello Sport” dhe “Tuttosport”, të cilët kanë raportuar ngjarjen, ku theksohet se është hapur hetim për sulm të pretenduar seksual ndaj futbollistit në fjalë.

“Ronaldo ka shumë të ngjarë të dëgjohet, por si një person i interesuar mbi faktet, jo si i paditur dhe i pandehur. Nuk ka një datë të saktë se kur do të dëgjohet Ronaldo, pasi ai është jashtë vendit tonë. Do të jetë e rëndësishme ta dëgjojmë, por nuk mund të thuhet ende se kur”, tha zëdhënësi i departamentit policor, Jacinto Rivera.

Swiss Digital Desktop Reklama

CR7 ditën e djeshme udhëtoi drejt Lisbonës për të përgatitur mbrojtjen e tij së bashku me avokatët, por mendohet se është e vështirë që ai të fluturojë drejt Las Vegas-it për këtë çështje.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?