Policia e Londrës arreston 49 tifozë për sjellje të dhunshme pas finales

Londra ishte e mbushur me tifozë mbrëmjen e djeshme dhe natyrshëm shumica dërrmuese e tyre ishin vendas. Si zakonisht të gjithë pinë birra gjatë gjithë kohës dhe më pas veprimet e tyre ishintë pakontrolluara.

Policia, e cila ishte prezente në të gjithë rrugët e qytetit ka kaluar një ditë të vështirë. Përmes një postimi në Twitter ata tregojnë se para dhe pas ndeshjes janë arrestuar 49 persona për vepra të ndryshme penale

Londra dje ishte e mbushur plot me incidente, teksa edhe 19 policë kanë mbetur të lënduar nga përplasja me tifozët. Kishte disa turma tifozësh, të cilët ishin të papërgjegjshëm dhe kundërshtuan edhe policinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?