Policia holandeze arreston dhjetëra tifozë të armatosur të Juventusit
Sporti E Premte, 24 Shtator 2021 12:45
Dhjetëra tifozë të Juventusit janë arrestuar ditën e sotme në Amsterdam. Armët janë hedhur në tokë nga pjesëtarët e grupit të madh kur u shfaqën forcat e shumta policore. Ato ishin shkopinj gome, shtiza flamuri, një çekiç dhe materiale të tjera të forta.
Aktualisht ata po mbahen brenda në rajon dhe akoma nuk dihet se çfarë do të ndodhë me ta. Ajax do të luajë me Juventus çerekfinalen e parë të Champions League në mbrëmjen e së mërkurës.


KOHA JONË SONDAZH

