Polonia në kaos, portieri Skorupski refuzoi ftesën për shkak të sherrit me Lewandowskin

Portieri i Bolognas, Lukasz Skorupski nuk iu përgjigj pozitivisht ftesës së Polonisë për kualifikueset e EURO 2024, ndërsa si shkak u quajt një problem në kyçin e këmbës të pësuar ndaj Cagliarit.

Megjithatë, sipas raportimeve të medieve italiane arsyeja e vërtetë mund të jetë një përplasje e ndodhur në skuadrën e Polonisë që në Botërorin e Katarit. Mediet italiane raportojnë për një mosmarrëveshje mes portierit dhe sulmuesit simbol të kombëtares polake, Robert Lewandowski.

Marsin e kaluar, Skorupski, duke folur për një media polake, kishte zbuluar disa debate të ndodhura në dhomën e zhveshjes, në lidhje me ndarjen shpërblimit për arritjen në fazën e 16-të në Kupën e Botës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skuadrës iu dha një premium prej 6 milionë euro, por sipas rrëfimit të Skorupskit, në vend që të festonte kualifikimin, ekipi i Polonisë po nxitonte për mënyrën e ndarjes së çmimit, gjë që megjithatë nuk u diskutua. Më vonë Leëandoëski akuzoi portierin e Bologna-s se kishte thënë gjëra të pavërteta

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?