Portieri i Anglisë sherr masivë me tifozët, e largojnë me forcë nga “pub” (VIDEO)
Jordan Pickford, portieri i Evertonit dhe përfaqësueses angleze mendoi që të kalonte një mbrëmje në diskotekë, por përfundoi duke shkëmbyer grushta.
Ai u përfshi në debat me disa tifozë të Newcasle, me situatën që degradoi deri në përplasje fizike. Pas buzëqeshjeve dhe fotografive në një lokal nate, në momentin e largimit një grup tifozësh nisi t’i ngacmonte partneren, me Pickford që në gjaknxehtësi e sipër e humbi kontrollin.
Rojet e sigurisë së lokalit arritën të ndalin palët dhe konflikti u mbyll pa pasoja, ndërsa klubi i Evertonit ka nisur një hetim për ngjarjen.
KOHA JONË SONDAZH

