Portieri i Partizanit pëson një aksident rrugor, humb sfidën me Vllazninë
Sporti E Diel, 10 Shtator 2023 11:54
Pano Qirko humbet sfidën ndaj Vllaznisë. Ai ka pësuar një aksident rrugor, ku për rrjedhojë ka pasur dëmtime në brinjë. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi. Në njoftimin zyrtar thuhet se gjendja shëndetësore e Qirkos aktualisht paraqitet optimale dhe po monitorohet nën kujdesin edhe të stafit mjekësor të Partizanit.
KOHA JONË SONDAZH

