FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Portieri kritikon yjet e Barcelonës: Gjest i shëmtuar, asnjë nuk na përgëzoi

Mund të quhet fare mirë si java  surprizave. Në javën e 6-të të këtij sezoni, Leganes mundi 2-1 Barcelonën, duke i shkaktuar humbjen e parë për këtë sezon. Protagonist në këtë ndeshje ishte edhe portieri i të zotëve të shtëpisë, Cuellar, autor i një disa pritjeve vendimtare ndaj Messit dhe shokëve të tij.

Në fundin e ndeshjes “gardiani” i Leganes ka folur për “Cadena Ser” duke kritikuar sjelljen e katalanassve, të cilët nuk i përshëndetën në fundin e ndeshjes.

“Është e vërtetë që jemi Leganes, një ekip i përulur, por më pëlqen që kundërshtarët të sillen me sportivitet ndaj nesh. Disa lojtarë dhe skuadra mund të jenë mësuar më së shumti të fitojnë, por ja që edhe humbet në futboll.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur humbet duhet ta përshëndesësh dhe përgëzosh ekipin tjetër, diçka që lojtarët e Barcelonës nuk e bënë. Askush nuk erdhi për të na uruar, askush prej nesh nuk është përgëzuar. Unë mendoj se ky është një gjest mjaft i shëmtuar”, deklaroi Cuellar pas ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?