Portieri në Argjentinë e përjeton keq humbjen me Boca Juniors, një fëmijë shkon për ta ngushëlluar (VIDEO)
Një video është bërë shumë virale në rrjetet sociale në orët e fundit. Bëhet fjalë për ndeshjen e Defensa y Justicia që pësoi një humbje minimale 0-1 në shtëpi ndaj Boca Juniors.
Sfida e vlefshme për kampionatin argjentinas la shumë të mërzitur portierin eUnsain pas ndeshjes. Ai përplaste duart në tapet nga trishtimi i madh për golin e pësuar në minutat shtesë te ndeshjes.
Një fëmijë i vogël pushtoi fushën pas përfundimit të ndeshjes për ta shkuar dhe për ta ngushëlluar portierin. Gjesti në fakt ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. /R.Lika-Koha Jonë/
🇦🇷 Al fischio finale di Defensa y Justicia-Boca Juniors, un bambino ha invaso il campo per andare a consolare il portiere Unsaín, disperato dopo la sconfitta della squadra locale per 0-1 pic.twitter.com/Ik5ypemds5
— Giacomo Cobianchi (@G_Cobianchi) August 22, 2022
KOHA JONË SONDAZH

