Portugalia ndaj Sllovakisë dhe blindon kreun, Kroacia shkatërron Letoninë (VIDEO)
Portugalia bën një hap të sigurt drejt Euro 2024 teksa luzitanët nuk gabuan në transfertë ndaj Sllovakisë duke triumfuar me rezultatin minimal 0-1. Vendimtar për Portugalinë ishte goli i Bruno Fernandes në pjesën e parë të takimit, falë një super realizimi.
Pas këtij trepikëshi, Portugalia mban vendin e parë në grupin J duke e udhëhequr atë me 15 pikë të plota pas pesë ndeshjesh. Në vendin e dytë renditet pikërish Sllovakia me 10 pikë.
Në ndeshjet e tjera, Kroacia mposhti me rezultatin e thellë 5-0, Letoninë. Ballkanasit e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë ku shënuan tre gola me Petkovic, Ivanusec dhe Petkovic, ndërsa në pjesën e dytë e thelluan fitoren edhe me dy gola të tjerë me Kramaric dhe Pasalic.
Kroacia renditet në vendin e dytë në grupin D me shtatë pikë teksa ndjek Turqinë me 10 pikë, por këta të fundit kanë luajtur dy ndeshje më shumë se Kroacia.
KOHA JONË SONDAZH

