Pranoi dhurata, dorëhiqet presidenti i Federatës Europiane të Futbollit
Pranoi dhurata, u zbulua dhe dha menjëherë dorëheqjen.
Nuk bëhet fjalë për në Shqipëri, por për Presidentin e Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel. Ai ka dhënë dorëheqjen e pa revokueshme, pasi u zbuluar se kishte marrë një orë të shtrenjë nga një koleg.
“Çmimi i orës ishte 6 mijë euro. Nuk e dija markën apo vlerën e saj në atë kohë. Kërkoj falje për veprimin tim. Grigoriy Surkis, biznesmen ukrainas dhe nënkryetar i UEFA, nuk kishte interes financiar në Federatën tonë. Ai kurrë nuk më kërkoi ndonjë mbështetje, atëherë ose pas. “-është shprehur Grindel për mediat gjermane pas vendimit ekstrem.
Grindel qëndron në krye të Federatës Gjermane prej tre vitesh.
KOHA JONË SONDAZH

