FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prapaskena/ Alexis Sanchez i vet-ofrohet Real Madridit

Real Madrid ka filluar që të mendojë që tani për një sulmues të ri, teksa së fundmi ka dalë në skenë edh emri i Alexis Sanchez. Fernando Felicevich, agjenti i kilianit i ka vet-ofruar futbollistin, i cili nuk po arrin që të tregojë vlerat e tij te skuadra e Manchester United.

Në listën e emrave të mundshëm në merkato janë edhe Mauro Icardi, i cili do të ishte një sulmues perfekt për skemat e trajnerit të ri, Solari. Sa i përket Sanchez, ai përfiton 23 milionë euro në sezon. Në të kaluarën ai ka qenë pjesë e ekipit të Barcelonës, ku shënoi 47 gola në 141 ndeshje.

Këtë sezon, ai ka shënuar vetëm një gol dhe ka dhuruar dy asist, shifra që mund të sjellin edhe uljen drastike të pagës, por do të ketë mundësinë për të qenë pjesë e një prej ekipeve më të mëdha në botë. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?