FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prapaskena/ Lenglet: Ju tregoj arsyen pse refuzova Juventusin

Mbrojtësi Clement Lenglet konsiderohet si një prej më premtuesit në Europë. Nuk është rastësi që Barcelona në merkaton e verës arriti që ta transferonte nga Sevilla për shifrën e 35.9 milionë eurove. Tani vlera e tij sipas faqes “Transfdermakt” ka shkuar në 40 milionë euro.

Disa vite më parë, 23-vjeçari kishte mundësinë e artë për të luajtur në Seria A, pasi u pikas nga skautët e Juventusit, por ai zgjodhi që t’u thoshte jo. Francezi ka sqaruar arsyet e këtij vendimi.

“Juventus më kërkoi pasi kisha luajtur vetëm 3 muaj në ligën e dytë franceze. Ata donin që të firmosja me ta, por isha vetëm 18 vjeç dhe kisha pak muaj që luaja në futbollin profesionist.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me mbrojtjen që ka tani Juventusi, nuk do të kisha mundësi për të luajtur dhe për t’u përmirësuar. Nuk ishte momenti i duhur për t’u larguar. Tani jam i lumtur që mora atë vendim, pasi jam pjesë e një klubi të madh”, deklaroi Lenglet për “Goal.com”. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?