Prapaskena/ Leonardo sherr me arbitrin në tunelin e stadiumit pas ndeshjes

Tension pas ndeshjes, Juventus-Milan, veçanërisht te Milani për disa episode të dyshimta gjatë ndeshjes së luajtur në “Allianz Stadium”. Një nga ata që nuk i ka ruajtur nervat pas ndeshjes, ka qenë Leonardo, i cili e ka shprehur zhgënjimin edhe në intervistën pas ndeshjes.

Gjithsesi drejtuesi brazilian i Milanit nuk u ndal me kaqp, pasi sipas gazetës “Repubblica”, ai pati edhe një përballje fytyrë më fytyrë me gjyqtarin Fabbri.

Lonardo e takoi arbitrin në tunelin e stadiumit, duke pasur një diskutim të ashpër me të për disa nga vendimet gjatë 90 minutave, pasi sipas tij ata ndikuan në rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Kuqezinjtë pretenduan për një penallti gjatë pjesës së parë për një prekje të topit me dorë nga Alex Sandro, që u cilësua nga arbitri si e paqëllimshme. /R.Lka-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?