Prapaskena/ Menaxheri shqiptar po punon për largimin e Pjanic nga Juvja

Miralem Pjanic mund të largohet nga Juventusit. Mesfushori boshnjak ka qenë shumë pranë transferimit në një ekip tjetër, teksa për këtë gjë ka punuar edhe agjenti i tij me origjinë shqiptare, Fali Ramadani. Menaxheri i njohur ka studiuar disa pista të mundshme që e lidhnin me një transferim te Barcelona, Chelsea dhe City. Këta të fundit bënë edhe një ofertë konkrete prej 100 milionë eurosh, e cila u refuzua nga Juventusi.

Ramadani kërkoi që Pjanic të largohet, por mesfushori po zhvillon një sezon magjik me bardhezinjtë. Nuk përjashtohet mundësia që në verën e ardhshme në tavolinën e Juventusit të vijnë oferta që shkojnë dhe në shifrën e 100 milionë eurove.

Drejtuesit torinez nuk kërkojnë që ta shesin me asnjë kusht mesfushorin fantazist,por menaxheri shqiptar duket se po punon për të kundërtën sipas “Calciomercato.com”. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?