Prapaskena/ Në vitin 2003 Ronaldo ishte pranë Parmës, por më pas …
Cristiano Ronaldo në vitin 2003 ka qenë vetëm 18 vjeç, luante te Sporting, por ishte gati për të bërë hapin e madh në karrierë për t’u transferuar në Itali te skuadra e Parmës.
Sulmuesi portugez do të bëhej pjesë e klubit italian vetëm për 12.5 milionë euro, nëse këta të fundit do t’i paguanin Sportingut të Lisbonës. Por, kjo lëvizje nuk ndodhi pasi gjatë kohës kur përfaqësuesit e Parmas kishin ndjekur lojtarin, klubi u përball me probleme financiare.
Me 25 korrik, Sporting kërkoi 12.5 milionë euro për kartonin e portugezit. Parma iu përgjigj zyrtarisht se do të ishte e gatshme të paguante 10 milionë, por marrëveshja nuk u arrit. Lojtari më pas u mbikëqyr nga skaut të Manchester United, të cilët shfaqën interes për të.
Ai që mbeti i mahnitur nga performanca e tij ishte ish-trajneri i “Djajve të Kuq”, Sir Alex Ferguson. Ky i fundit vendosi që ta marrë në ekipin e tij dhe i dha mundësinë që të bëhet ai që është bërë sot.
KOHA JONË SONDAZH

