Prapaskena/ Pasi hyri me pistoletë në fushë, presidenti i PAOK nuk u ndal as në dhomat e zhveshjeve

Çmenduritë nuk kanë të sosur në kampionatin grek të futbollit. Siç u raportua gjatë mbrëmjes të së dielës, presidenti i PAOK u fut në fushë dhe tentoi të godasë gjyqtarin kryesor të ndeshjes kundër AEK. Në minutën e 84-t të ndeshjes që luhej në Selanik, Varela shënoi me kokë golin e avantazhit për PAOK, por gjyqtari, pas sinjalizimit të vijërojtësit, e anuloi duke menduar se Mauricio kishte penguar portierin. Presidenti i PAOK, Ivan Savidis, i cili zbriti nga tribuna dhe hyri në fushë, me pistoletë në brez, duke u thënë lojtarëve që të linin ndeshjen, edhe pse ata refuzuan fillimisht.

Kaq mjaftoi që situata të agravohej dhe u bë e pamundur që të vijonte takimi. Për këtë arsye të dy skuadrat u tërhoqën në dhomat e zhveshjes, teksa pavarësisht tentativave për të rifilluar, skuadra e AEK-ut refuzoi të dalë në fushë. Por nuk mjaftoi me kaq, raportohet se presidenti i PAOK-ut ka qarkulluar me pistoletë në brez, në dhomat e zhveshjes, çka ka tronditur futbollistët e AEK-ut, që kanë qëndruar të mbyllur për disa orë në dhomat e zhveshjes.

Po së fundmi raportohet nga mediat greke se ministri grek i Sporteve ka dalë në një konferencë për shtyp shumë i alarmuar dhe ka thënë se vendi ka bërë shumë hapa mbrapa me këtë situatë dhe se do të komunikojë me UEFA-n, për të ndërprerë kampionatin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?