Prapaskenat e Gurit në Belgjikë, ja shifrat e transferimit dhe paga

Sindrit Guri do të udhëtojë sot drejt Belgjikës për të kryer vizitat mjekësore te skuadra e Ostendes, që ka bindur jo vetëm sulmuesin, por edhe klubin e Kukësit për të marrë shërbimet e 24-vjeçarit.

Belgët do të paguajnë jo pak, por 710 mijë euro për të marrë shërbimet e futbollistit, i cili është një ndër më të spikaturit këtë sezon në Kategorinë Superiore. Më parë ka pasur ofertë edhe nga Gent, që ishte e gatshme për të paguar 350 mijë euro, por kjo shifër u refuzua nga presidenti Gjici. Pas kësaj oferte, u shfaq edhe Ostende. Guri mund të qëndrojë një ose gjysmë sezoni në varësi të asaj që do të drejtojë me klubin e ri dhe më pas flitet për një transferim të tij te skuadra e Gent.

Futbollisti do të firmosë një kontratë tre vjeçare dhe do të përfitojë 250 mijë euro në sezon një shifër e majme. Ndërsa Kukësi do të vazhdojë të mbajë 20 për qind të kartonit të tij dhe do të përfitojë nga një shitje e dytë e Gurit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubi i Kukësit ka rënë dakord që të pranojë në dy këste pagesën për sulmuesin. Fillimisht në korrik do të paguhen 500 mijë euro dhe 210 mijë euro do të paguhen në shtator. Guri ka arritur të shënojë 19 gola në ndeshjet e Superiores dhe është i dyti në listën e golashënuesve me një gol më pak e Soue i Skënderbeut.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?