Prapaskenat e ofertës së Juventusit, Icardi: Diçka kam dëgjuar, por …

Mauro Icardi jo në pak raste ka qenë objektiv i skuadrave të mëdha europiane, ndërkohë që në Itali Juventusi nuk e ka fshehehur asnjëherë dëshirën për të rrëmbyer bomberin argjentinas. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Corriere dello Sport”, ai ka treguar disa prapaskena të merkato.

“Diçka kam dëgjuar për Juvenusin. Por, disa gjëra jam i fundit që mund t’i di. Personalisht kam vetëm një interes, për të bërë punën time sa më mirë në fushë. Ju duhet të pyesni Wanda dhe Piero. Ronaldo? Ardhja e tij ka tronditur vetë kampionatin. Vetëm një klub si Juventusi mund ta përballonte blerjen e tij në Itali.

Unë i kam bërë gjithmonë të qarta qëllimet e mia: të luaj në Ligën e Kampionëve me Interin, gjë që e kam arritur, dhe të fitojë diçka me fanellën zikaltër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Oferta e Realit? Nuk mendoj se kjo është koha e duhur për të lëvizur, duke pasur parasysh rezultatet. Dhe pastaj, ndihem mjaft mirë aty ku jam”, deklaroi sulmuesi i Interit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?