FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prapaskenat/ Panucci udhëtoi në Itali për të takuar “tradhtarin” Dermaku

Christian Panucci publikoi listën me futbollistët që do të grumbullojë për ndeshjen miqësore ndaj Jordanisë dhe atë të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit. Në listën me 25 futbollistë, binte në sy mbrojtësi nga Kosova, Kastriot Dermaku i cili në dy takimet e para të Ligës së Kombeve, ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës. Si në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit ashtu edhe në atë ndaj Ishujve Faroe, ai ishte në stol.

Mediat italiane, bëjnë me dije se Panucci kishte udhëtuar drejt Italisë vetëm një javë më parë për të ndjekur nga afër mbrojtësin e Cosenza-s në transfertën ndaj Cremonezes. Paraqitje e Dermakut e ka bindur trajnerin që ta thërrasë në Kombëtare për dy takimet e ardhshme.

Në këtë mënyrë ai mund të debutojë ndaj Jordanisë ose Izraelit, ndërkohë që në Kosovë e kanë cilësuar si tradhtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?