Premier League/ Fitojnë United dhe Chelsea, ngecin City dhe Liverpooli (VIDEO)

Manchester United është rikthyer bindshëm me një fitore spektakolare 3-0 ndaj Tottenhamit. Skuadra e Solskjaer triumfoi me lehtësi falë golave të Ronaldos në pjesën e parë dhe të Cavanit e Rashford në 45 minutat e dyta. Në këtë mënyrë më në fund ka lajme të mira për strategun norvegjez që ishte pranë shkarkimit.

Më herët Chelsea mundi 3-0 Neëcastle në fushën e kësaj të fundit, duke siguruar fitoren e katërt radhazi në kampionat, dhe duke u shkëputur me 3 pikë nga vendi i dytë në krye të renditjes se Premier League. Dy gola nga mbrojtësi i krahut James, në të 65’ dhe 77’, si dhe një penallti e kampionit të Europës Jorginho në të 81’, i dhanë londinezëve rezultatin pozitiv.

City u mund 0-2 në fushën e tij nga Crystal Palace, me gola të Zaha 6’, Gallagher 88’. Kjo ishte humbja e dytë në kampionat për skuadrën e Pep Guardiola-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liverpooli nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Brighton. Pasi kaloi në epërsi të dy golave pas vetëm 24 minutash lojë, falë Henderson dhe Mane, u barazua nga Brighton me gola të Mwepu në 41’ dhe Lampetu në 66’, duke lënë dy pikë tepër të vlefshme ndaj një rivali modest.

Swiss Digital Mobile Reklama




SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?