Premier League, në fokusin e miliardave të të huajve

Kampionati më i fortë i futbollit në botë vazhdon të tërheqë nga viti në vit investime të huaja, miliona të sponsorizuar përmes marketingut dhe rrjeteve të dyqaneve, si dhe të drejtës televizive. E kthyer në një minierë parash, Premier League ishte këtë javë në fokusin e një grupi arab, që gjithsesi u refuzua.

Jo pak bujë ka bërë refuzimi i madh që iu bë nga ana e pronarëve amerikanë të Liverpoolit, propozimit prej dy miliardë eurosh që i bëri Khaled Bin Zayed Al Nahyan, për të marrë shumicën e aksioneve të klubit anglez. Një anëtar i familjes së pronarit të Manchester City, biznesmeni i njohur ka marrë një përgjigje negative për ofertën rekord, që kishte bërë për të blerë klubin e Premier League.

Por, kjo rivendosi në fokus milionat e huaja që vazhdojnë të intrigojnë kampionatin në vendin ku u shpik futbolli. Këtë sezon, Premier League është më kozmopolitane sesa kurrë, me promovimin e Ëolverhamptonit, Cardiffit dhe Fulhamit. Kjo, sepse shtohen 3 biznesmenë që kanë në pronësi klubet dhe që janë të huaj, respektivisht nga Kina, Malajzia dhe SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pronarët britanikë të Premier League janë tashmë në pakicë, vetëm 7 nga 20 ekipe. Futbolli modern i ndikuar nga paratë ka këtë efekt, e në Britaninë e Madhe kanë frikë se nga viti në vit ky po pakësohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?