Premier League nis këtë fundjavë testimin e VAR në 5 ndeshje

Premier League është i vetmi kampionat i rëndësishëm në Europë që nuk e përdor sistemin VAR. Por, duket se edhe ky kampionat do të dorëzohet përballë teknologjisë, pasi klubet janë të vendosur të arrijnë marrëveshjen për aplikimin e këtij sistemi, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Hapi i parë në lidhje me këtë çështje do të bëhet që këtë fundjavë, në 5 prej ndeshjeve të këtij kampionati. Sistemi VAR do të aplikohet në sfidat Bournemouth-Leicester, Chelsea-Cardiff, Huddersfield-Crystal Palace, Manchester City-Fulham dhe Neëcastle-Arsenal.

Aplikimi i video-arbitrimit në këto ndeshje do të jetë në formë eksperimentale, që do të thotë se nuk do të ketë ndikim gjatë ndeshjes, pasi salla e videos nuk do të jetë e lidhur me arbitrin në fushën e lojës. Futbolli anglez e provoi sistemin VAR që sezonin e kaluar, kur e aplikoi në 19 ndeshje të FA Cup dhe Kupës së Ligës, ndërsa tani po bëhet gati që të hyjë edhe në Premier League.

Në total, numri i ndeshjeve në Angli që do të përdorin video-arbitrimin në fushë në të gjithë kompeticionet do të shkojë në 60. Drejtuesit e kampionatit anglez vendosën që të testojnë sistemin VAR, pas polemikave të shpërthyera pas sfidës mes Wolverhampton-Manchester City, kur Willy Boly shënoi gol me dorë duke mos lejuar “Citizens” të fitojnë ndeshjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?