Premier League vendos të testojë për 15 ndeshje VAR-in, fillon nga 15 shtatori
Federata e Futbollit të Anglisë ka arritur marrëveshje që VAR-i (Video Assistant Referee) të testohet në 15 ndeshje të Premierligës këtë sezon, duke filluar që nga ndeshjet pas pushimit të Kombëtareve, shkruan Sky Sports.
Prova e parë do të jetë në pesë ndeshjet e 15 shtatorit që fillojnë nga ora 16:00, dhe aty do të testohet nëse zyra e VAR-it, në Stockley Park, do të mund ta përballojë menaxhimin e të gjitha rasteve të mundshme gjatë këtyre ndeshjeve.
Zyra e VAR-it në Stockley Park do të tentojë t’i menaxhojë ndeshjet ashtu siç bëhet në Serie A, La Liga, Bundesliga, si dhe siç u bë edhe për turneun e Kupës së Botës në Rusi.
Megjithatë, ata nuk do të kontaktojnë me gjyqtarët në ndeshje, për të ndikuar në rezultatin e ndeshjes. Ata vetëm do ta testojnë nëse mund ta përballojnë presionin.
KOHA JONË SONDAZH

