FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Premtimi i çmendur i presidentit të Sampdorias: Nëse mundim Juven, do të pres …

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, ka bërë një premtim të çmendur në mikrofonët e “Rai Radio 1 Sport”, në prag të ndeshjes së nesërme me bardhezinjtë. “Kam flokë të gjatë, i kam mbajtur gjithmonë kështu, por nëse fitojmë ndaj Juventusit, do t’i pres të gjitha, do t’i bëj si Nainggolan

Presidenti i Sampdorias ka folur edhe për incidentet serioze të dhunës, që ndodhën para ndeshjes Inter-Napoli: “Futbolli është argëtim dhe kjo gjë nuk duhet të ndalet. Duhen shtuar kujdestarë për zbatimin e ligjit. Nëse një ultras shkon në stadium për të shqetësuar të tjerët, ai duhet neutralizuar. Por, në stadiume janë 60 mijë njerëz dhe nuk mund të ndëshkohen të gjithë për një ‘dru të shtrembër’. Në futboll nuk duhet të ketë dhunë dhe racizëm, ne po flasim për sport dhe argëtim. Për dhunën, disa njerëz janë arrestuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?