Presidenti i Genoas shkarkon trajnerin pas një humbje, emëron Juric

Presidenti i Genoa, Enrico Preziosi nuk fal. Ka mjaftuar një humbje në shtëpi ndaj Parmës me shifrat 1-3 që presidenti i klubit kuqeblu të marrë vendimin drastik për të shkarkuar trajnerin Davide Ballardini.

Një shkarkim aspak i drejtë ky duke patur parasysh faktin që Genoa e ka nisur mirë kampionatin duke grumbulluar 12 pikë pas 7 javësh po aq sa Milani dhe pikërisht ndaj kuqezinjëve ka për të luajtur ndeshjen e prapambetur të javës së parë, pa harruar këtu që ka vënë në evidencë si Piatek dhe meritat që polaku ka shënuar 9 gola në 7 ndeshje të kampionatit, 13 përfshirë edhe ata 4 ndaj Lecces në Kupën e Italisë, shkojnë edhe për trajnerin Ballardini.

Në vend të 54-vjeçarit, Preziosi ka emëruar në krye të skuadrës kroatin Ivan Juric. 43-vjeçari rikthehet te Genoa pasi është shkarkuar dy herë nga numri 1 i kuqebluve për herë të fundit në nëntor të 2017-ës. Genoan e presin ndeshje delikate ndaj Juves, Udineses, Interit, Napolit dhe pastaj vjen derbi ndaj Sampdorias.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?