Presidenti i Juventusit: Modeli nuk do të ndryshojë, ja tre shtyllat ku do të bazohet projekti i ri

Një Juventus i ri, por dhe i vjetër. Andrea Angelli siguron se edhe pas largimit të administratorit të deleguar, Giuseppe Marotta, klubi bardhezi do të funksionojë në perfeksion me të gjitha hallkat e tij.

“Modeli drejtues i Juventusit nuk do të ndryshojë. Ka një këshill administrues, i cili delegon detyrat, që do të caktohen pas 25 tetorit. Ky model përbëhet nga tre pika kyçe: sporti, të ardhurat e shërbimet. Ne do të vazhdojmë të funksionojë si sot, vetëm se do të ndryshojnë disa drejtues. Giorgio Vinci do të jetë përgjegjës për të ardhurat, Paratici për sportin e Marco Re për shërbimet.

Paratici nuk do të largohet, e përjashtoj këtë mundësi. Siç e thashë edhe më parë, modeli nuk do të ndryshojë, disa nga njerëzit po. Njerëz të cilët janë gati e të përgatitur për të vazhduar punën e mrekullueshme të bërë nga Beppe Marotta e Aldo Mazzia. Ne duhet të jemi gati për sfidat e reja e për të konkurruar skuadrat e tjera, të cilat janë përpara nesh”, deklaroi Agnelli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin gjërat në skuadrën bardhezi pas largimit të Marottas, një njeri kyç në vitet e fundit tek Juventusi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?