Presidenti i La Liga zbulon orarin e pazakontë të “El Clasicos”

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka zbuluar datën dhe orën për “El Clasicon” e parë të sezonit. Deri në ditët e sotme nuk kishte asnjë datë të planifikuar për ndeshjen më të rëndësishme, por Javier Tebas konfirmoi se dueli i parë do të luhet në “Camp Nou”.

“Barcelona- Real Madrid do të luhet të dielën më 28 tetor në orën 16:15” , tha ai.

Takimi i shumëpritur Barcelona-Real Madrid do të luhet në një orë të papërshtatshme. Kjo datë nuk është në favor të Barcelonës që të mërkurën e 24 tetorit do të përballet me Interin në duelin e Championsit, ndërsa Reali më 23 tetor do të ketë luksin për të luajtur ndaj një kundërshtari modest si Viktoria Plzen.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?