Presidenti i La Ligas sulmon ashpër PSG: Po e shkatërrojnë futbollin!

President i Ligës Spanjolle të Futbollit, Javier Tebas sulmon ashpër Paris Saint-Germain. Nëpërmjet profilit të tij në Tëitter, numri 1 i La Ligas është i drejtpërdrejtë teksa hedh akuza për shpenzimet e çmendura të klubit parizien në pronësinë e Emirit të Katarit teksa shkruan.

“Klubet-shtet janë të rrezikshëm për ekosistemin e futbollit po aq sa edhe Superliga. Kemi kritikuar Superligën, pasi po shkatërronte futbollin europian, dhe jemi po kaq kritikë edhe në drejtim të PSG-së.

Humbjet nga pandemia i kanë kaluar mbi 300 milionë euro, përfitimet nga të ardhurat e të drejtës televizive në Francë ranë me 40%, atëherë si i paguajnë 500 milionë euro paga? Kjo është e papranueshme”, përfundon numri një i kategorisë elitare spanjolle.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?