FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i Sampdorias tallet me De Laurentiis

Sampdoria mposhti Napolin me rezultatin 3-0 në sfidën e vlefshme për javën e tretë të Serisë A.

Gregoire Defreli dhe Fabio Quagliarellas ishin dy protagonistët që i dhanë fitoren vendasve në këtë përballje të fortë ndaj Napolit.

Defreli shënoi 2 herë në pjesën e parë në minutat 11-të dhe 32-të, ndërsa në minutën e 75-të, ishte radha e Quagliarellas , që me një supergol trefishoi rezultatit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por pas kësaj fitorje të bujshme, presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, ka thumbuar keq presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jam duke e shijuar këtë! Dua ta shoh fytyrën e Aurelios tani!”, ka thënë Ferrero për Sky Sport Italia.

“Aurelio ka një skuadër të madhe,një Napoli të madh, por unë tani dua ta shoh fytyrën e tij”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?