FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i Steaua Bukureshtit bën ‘kurban’ Qakën, e përjashton nga ekipi

Eliminimi në fazën “play-off” të “Europa League” ka bërë që presidenti i klubit të Steaua Bukuresht të kërkojë koka futbollistësh.

I pari në listë është Kamer Qaka, mesfushori i kombëtares shqiptare që gjatë verës u ble nga Poli Iasi për 400 miojë euro. Edhe pse kishte shumë besim te ai duke i firmosur një kontratë 5-vjeçare me 20 mln euro klauzolë, presidenti Gigi Becali është shprehur:

“Ia dhashë Qakën Poli Iasi-t, por ai refuzon të shkojë. I thashë që është jashtë liste, nuk është më pjesë e klubit tonë, ndaj duhet të shkojë, nuk ka ç’të bëjë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë sezon Qaka luajti 7 ndeshje për FCSB, 5 në kampionat e 2 në Europa League, por mesa duket presidenti i Steauas pretendonte se kishte Iniestën në skuadër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?