Presidenti i UEFA injoron sërish VAR: Nuk do të përdoret në Champions!

UEFA nuk ka ndërmend që të implementojë VAR-in në Champions League. Ditët e fundit është përfolur shumë për futjen e teknologjisë duke filluar nga faza çerekfinale, por mesa duket ka qenë vetëm një hipotezë.

Vetë kreu i UEFA-s, Aleksander Ceferin mohoi këtë lajm, duke theksuar se nuk e di nga është origjina e tij, por se qeveria europiane e futbollit nuk ka ndërmend të aplikojë në këto momente VAR-in.

“Nuk e di nga vijnë këto lajme, por e vërteta është që UEFA nuk ka ndërmend të aplikojë VAR-in në çerekfinalet e këtij sezoni të Champions dhe Europa League. Akoma nuk më bind kjo teknologji dhe duhet ende të sqarohen shumë detaje. Asistentët në Kupën e Botës nuk bënin asgjë, thjeshtë prisnin. Shikoni rastin e Serbisë kur nuk është akorduar një penallti e qartë, ndërkohë që gjatë Botëtorit jaën dhënë penallti për faulle më të lehta.”, tha Ceferin në një intervistë për mediat sllovene.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i UEFA-s e pranoi se VAR do të aplikohet një ditë edhe në Europë, por theksoi se deri atëherë duhen sqaruar disa teknikalitete, për të mos qenë më eksperimental.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?