FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti justifikon futbollistin shqiptar që theu me grushte bankinën (VIDEO)

Futbollisti me origjinë shqiptare Benjamin Kulolli, i cili luan për Zyrihun në Zvicër, është bërë shumë “viral” pasi ka goditur me grusht pankinën, i pakënaqur nga vendimi i trajnerit për ta zëvendësuar. Trajneri i tij nuk e ka ndëshkuar aspak duke thënë se veprimi i tij ishte thjesht i papërshtatshëm për publikun dhe ai vetëm sa do të paguante dëmin që kishte shkaktuar vetë.

Në mbrojtje të futbollistit ka dalë edhe presidenti i klubit të Zyrihut, Ancilo Kanepa i cili ka thënë se Kulolli mund t’i shpëtojë ndëshkimit, pasi veprimi nuk ishte dhe aq antisportiv.

“Ai do të duhet të paguajë për dëmin që i bëri pankinës. Por nuk do ta bëjmë të madhe. Edhe unë nga stresi njëherë kam gjuajtur me karrige në tribunën VIP”, ka përfunduar mes të qeshurave presidenti Kanepa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?