Presidenti Meta lumturohet për fitoren Skenderbeut ndaj Dinamos Zagrebit
Skënderbeu bëhet klubi i parë shqiptar që kalon 4 ture në Europa League dhe shkon në grupet e këtij kompeticioni. Skënderbeu luajti në “Elbasan Arena” ndeshjen e kthimit të “Play-off”-it të Europa League me Dinamon e Zagrebit. Klubi korçar përfiton tashmë 3.3 milionë euro nga UEFA ndrysa lojtarët do të marrin 200 mijë euro shpërblim. Pasi barazoi javën e parë 1-1 në “Maksimir”, edhe në shtëpi skuadra korçare barazon 0-0, dhe me gol në fushën kundërshtare kualifikohet në fazën e grupeve të Europa League.
Ndeshja
Të besuarit e Ilir Dajës tregohen të rrezikshëm në minutën e 6-të me Liridon Latifin, duke drithëruar kroatët. Ylli i korçarëve synon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, por portieri i Dinamos devijon me vështirësi. Më pas vendësit vazhdojnë të luajnë mirë, duke mos u vënë në asnjë moment në rrezik nga kundërshtari. Me pjesën e parë të mbyllur 0-0 Skënderbeu e sheh veten në fazën e grupeve. Në pjesën e dytë në të 52’ Shehi shpëton korçarët, duke pritur gjuajtjen e Olmo. Për Skënderbeun, Soue ka rastin më të mirë të shënojë, por i vetëm përballë portierit kroat nuk gjuan si duhet. Në të 78’ çdo gjë ndërlikohet për bardhekuqtë, pasi mbeten me dhjetë lojtarë. Nimanga ndëshkohet me karton të kuq. Por me Shehin në krye bardhekuqtë tregohen heroik, duke mos pësuar gol dhe arrijnë për të dytën herë në grupe.

Festa
Pas përfundimit të ndeshjes, në stadiumin “Elbasan Arena” ka filluar festa e merituar e korçarëve, të cilët janë përshëndetur me të gjithë tifozët e pranishëm duke bërë xhiron e nderit në stadium.
Uron Presidenti i Republikës, Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta ka uruar ekipin e Skëndërbeut për kualifikimin në fazën e grupeve Europa Leaugue.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan: “Urime Skënderbeut për këtë sukses të merituar! Skënderbeu me kurajo skualifikoi një skuadër të madhe si Dinamo e Zagrebit. Skënderbeu na bëri të gjithëve krenarë sot. Urime për më tej!”
Skuadra korçare përfundoi ndeshjen e kthimit të Play Off-it të Europa League me Dinamon e Zagrebit me rezultatin 0-0, ndeshje që u luajt në stadiumin “Elbasan Arena”.
Falë barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, Skëndërbeu arriti kualifikimin.


Skënderbeu eliminoi Dinamo Zagrebin për të siguruar për herë të dytë fazën e grupeve të Europa League
Pas përfundimit të ndeshjeve të sotme në Europa League, janë mësuar edhe emrat e skuadrave dhe ndarjet e tyre në vazo për fazën në grupe të turneut.
Skënderbeu është në vazon e katërt, ashtu siç pritej për shkak të koeficientit, ndërsa thuajse në çdo vazo tjetër ka kundërshtarë mjaft të fortë, Shorti i fazës në grupe të Europa Leagues do të hidhet nesër në orën 13:00.
Vazo 1: Arsenal, Zenit, Lyon, Dinamo Kiev, Villareal, Bilbao, Lazio, Milan, Viktoria Plzen, RB Salzburg, Kopenhagen, Sporting Braga.
Vazo 2: Steaua, Ludogorets, Everton, BATE, Young Boys, Marseille, Real Sociedad, Makabi Tel-Aviv, Lokomotiv Moscow, Hertha Berlin, Austria Vienna, Nice
Vazo 3: Astana, Partizan Beograd, Hofenheim, Koln, Rijeka, Vitoria, Atalanta, Zylte Varegem, Zoria, Rosenborg, Sherif Tiraspol, Hapoel Ber Sheva
Vazo 4: Apollon Limasol, Istanbul Basaksehir, Koniaspor, Vitesse, Slavia Praga, Crvena Zvezda, Skënderbeu, Zilin, AEK, Lugano, Vardar, Ostersunds
KOHA JONË SONDAZH

