FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prezantimi i pazakontë te Barcelona, Mina zbret në fushë zbathur

Blerja më e fundit e skuadrës së Barcelonës Jarri Mina i ka befasuar të gjithë, teksa ka zbritur në fushën e stadiumit “Kamp Nou” zbathur. Në Kolumbi është zakon që në kontaktin e parë me fushën të shkelësh pa këpucë, dhe për këtë qëllim ai ka zbatuar besëtytninë.

“Rroftë Barcelona”, bërtiti futbollisti duke nxitur 8.552 tifozët të cilët ishin të pranishëm në prezantimin e tij, rreth 1 mijë më shumë se në prezantimin e Kutinjos disa ditë më parë.

Mina nuk është në formën e tij më të mirë pasi vjen nga pushime të gjata nga përfundimi i kampionatit në Brazil, ndaj ai ka filluar që të punojë me një përgatitës atletik, për të rigjetur formën e tij më të mirë. /Koha Jonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?