Prishi marrëdhëniet me drejtuesit, gjigandi italian “në sulm” për Rodriguez
Krisja e marrëdhënieve me teknikun dhe drejtuesit e Bayern Munich e kanë afruar akoma dhe më shumë mesfushorin James Rodriguez me largimin.
Ylli kolumbian nuk po kalon një situatë aspak të qetë te kampionët e Gjermanisë dhe janari mund të jetë muaji i ndarjes së palëve. Mesfushori me tipare sulmuesi ka qenë në kundërshtim të ashpër me trajnerin e Bayernit, Niko Kovac dhe sipas gazetës italiane “Tuttosport”, një situatë të tillë kolumbiani e ka dhe me drejtorin sportiv te Bayern, Hasan Salihamidzic.
Këtë situatë është duke e shikuar me vëmendje Juventusi që e pëlqen ish-yllin e Real Madridit.
Në të tilla kushte, bardhezinjtë janë gati që të ofrojnë rreth 50 milion euro për kartonin e James dhe nga janari kolumbianin mund ta shikojmë sërish shok skuadre me 5 herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.
KOHA JONË SONDAZH

